Sport

Prokuroria islandeze apelon vendimin e gjykatës për lirimin e Gudmundsson...

Avokati i sulmuesit të Fiorentinës: “Jemi të befasuar, lirimi ishte i motivuar mirë”

5 Nëntor 2024, 08:30 Nga DOSJA

Prokuroria islandeze apelon vendimin e gjykatës për lirimin e

ITALI - Çështja Gudmundsson nuk është mbyllur ende. Në fakt, nga Islanda vjen lajmi se prokuroria ka vendosur të apelojë vendimin për pafajësinë e sulmuesit të Fiorentinës, i cili kishte përfunduar në gjyq, me akuzën e sjelljes së keqe seksuale pas denoncimit të një gruaje nga skuadra e tij.

Ish-lojtari i Genoas është deklaruar gjithmonë i pafajshëm. Lajmin e rrjedhur në mediat islandeze e konfirmoi edhe avokati mbrojtës i Gudmundsson, Vilhjalmur Vilhjalmsson, i cili nuk e fshehu hutimin e tij për vendimin:

“Është e habitshme që Prokurori Publik ka vendosur të apelojë kundër këtij vendimi, - ishin fjalët e avokatit për portalin Vìsi. – Vendimi ishte i motivuar mirë dhe rezultati është ligjërisht i saktë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll