Politike

VIDEO-REGJISTRIMI/ "Salianji nuk ka lidhje fare!" Albert Veliu: Lojën e bëri Fredi Alizoti! Agron Xhafaj më detyrohet 300 mijë euro, më ka bërë golin në Itali

Kjo dalje "në skenë" e Veliut vjen vetëm pak kohë pas dënimit me një vit burg të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianjit lidhur me një video-përgjimi ku pretendohej se shfaqej Geron (Agron) Xhafaj, vëllai i ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

4 Nëntor 2024, 16:48 Nga M.B
VIDEO-REGJISTRIMI/ "Salianji nuk ka lidhje fare!" Albert Veliu:
Albert Veliu

TIRANA- Albert Veliu, i njohur si “Babalja” është rishfaqur në një video-regjistrim të publikuar në rrjetet sociale nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Kjo dalje "në skenë" e Veliut vjen vetëm pak kohë pas dënimit me një vit burg të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianjit lidhur me një video-përgjimi ku pretendohej se shfaqej Geron (Agron) Xhafaj, vëllai i ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Mësohet se Veliu është regjistruar me vetëdije nga një qytetar teksa hedh akuza ndaj Fredi Alizotit, duke pretenduar se ishte ai që çoi në burg Salianjin. Gjithashtu Veliu pranon se USB origjinale të regjistrimit nuk e ka çuar në prokurori, por e mban si garanci për jetën.

“Ai kur doli në intervistë, gaboi. Edhe qau. Por ata janë plehra se unë i kam mbajt me bukë, me 10 leksha dikur”, deklaron Veliu.

Sipas Albert Veliut, dëshmitari Fredi Alizoti u pagua nga Fatmir Xhafaj apo vëllai i tij Agron Xhafaj. 

“Ishte loja e Fredit, jo e imja. Salianji nuk ka lidhje fare. ia kanë bërë për hakmarrje, gjithçka kam thënë është e vërtetë, e para e punës. E dyta e punës, mua Agron Xhafaj më detyrohet 300 mijë euro, se më ka bërë golin në Itali. Unë nuk kam folur për një pakt që fola në prokurori me vëllain e tij dhe me prokurorin “ti nuk duhet të flasësh, ne s’do flasim” por tani që ai doli në intervistë, po flas, që ata mua më detyrohen 300 mijë euro.

Më ka bërë golin në Itali i vëllai i tij. E kam bërë burgun dhe të gjitha, si në Itali, në Belgjikë i kam shlyer detyrimet. Tani punoj në ndërtim, shikoj jetën time. Por ata Salianjit i kanë rënë në qafë. Salianji s’ka lidhje me këtë punë”, thotë Veliu në regjistrim.

Sipas dëshmisë së Fredi Alizotit në gjykatë, në vitin 2018, Albert Veliu (Babalja) i premtoi se do të merrte 200 mijë euro nga deputeti demokrat Ervin Salianji, për të sajuar zërin e vëllait të Fatmir Xhafajt në video-përgjimin e denoncuar më pas në selinë  PD-së.

 

babalja sali berisha ervin salianji

Sondazh

Poll