Politike

"Salianji do jetë drejtues nderi për Elbasanin", Berisha për ndalimi i gazetarëve nga autoritetet grek: I papranueshëm dhe absurd!

Sipas tij Salianji do jetë drejtues nderi. Ai shtoi se Elbasani do të ketë një drejtues ekzekutiv siç ka çdo qark tjetër.

4 Nëntor 2024, 13:46 Nga N.F
"Salianji do jetë drejtues nderi për Elbasanin", Berisha
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë para gazetarëve u shpreh se drejtuesi i PD për Elbasanin do të jetë Ervin Salianji. Sipas tij Salianji do jetë drejtues nderi. Ai shtoi se Elbasani do të ketë një drejtues ekzekutiv siç ka çdo qark tjetër.

"Sigurisht që do ketë një drejtues qarku. Drejtues nderi i qarkut do jetë Ervin Salianji.Sigurisht do ketë një drejtues ekzekutiv siç ka çdo qark tjetër," tha ai.

Berisha më tej komentoi edhe ndalimi i gazetarëve nga autoritetet greke. Sipas tij ky veprim ishte i papranueshëm dhe absurd. Ai shtoi se gazetarët por jo vetëm duhet të kenë qarkullim të lirë mbi bazat e rregullave të BE dhe se nuk mund të zbatohet me selektivitete apo impresione për këtë apo atë gazetar. 

"Lidhur me qeverinë greke, unë dëgjova Edi Ramën që e falënderoi qeverinë greke për ndërhyrjen. Sa mund të jetë e vërtetë kjo, nuk mund të them. Kurse ndalimin e quaj absolutisht të papranueshëm, absurd dhe nuk duhej të kishte ndodhur kurrë.


Gazetarët, jo vetëm gazetarët, por qarkullimi i lirë mbi bazat e rregullave të BE nuk mund të zbatohet me selektivitete apo impresione për këtë apo atë gazetar. Kështu që është totalisht i papranueshëm ai gjest dhe unë qëndroj në anën e gazetarëve, megjithëse së shpejti do ju njoh me disa të dhëna dramatike të censurës të televizioneve kombëtare ndaj opozitës. Por, nuk është rasti në këtë konferencë," tha Berisha.

berisha rama salianji

Sondazh

Poll