Politike

Kalaja kallëzon sërish në SPAK skemën '5D': Bashkia e Tiranës pushonte nga puna punonjësit e saj dhe i ndihmonte ata të dëmshpërbleheshin...

Kalaja duke folur për mediat para SPAK tha se Bashkia e Tiranës pushonte nga puna punonjësit e saj dhe i ndihmonte ata të dëmshpërbleheshin nga gjykata përmes drejtorit juridik, Alban Dokushi.

4 Nëntor 2024, 16:21 Nga E. D
Kalaja kallëzon sërish në SPAK skemën  '5D':
Adriana Kalaja

TIRANË- Zëdhënësja Antikorrupsionit parnë PD, Genta Vangjeli publikoi më 12 tetor të këtij viti, dokumenta të reja në lidhje me aferën korruptive të Erjon Veliajt me skemën e '5D'. Ndërsa ditën e sotme kryetarja e Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka çuar në SPAK këto dokumente duke bërë kallëzimin e radhës ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Kalaja duke folur për mediat para SPAK tha se Bashkia e Tiranës pushonte nga puna punonjësit e saj dhe i ndihmonte ata të dëmshpërbleheshin nga gjykata përmes drejtorit juridik, Alban Dokushi.

"Skema e korrupsionit që ne e kemi njohur si 5D, është ngritur në institucion, në Bashkinë e Tiranës edhe me punonjësit e larguar nga puna. Kur shkarkoheshin punonjës dhe këta fitonin procese gjyqësore me ndihmën e bashkisë, me ndërhyrjen e punëdhënësit, ekzekutimi i pagave bëhej nga përmbarimi Besnik Dokushi, që është vëllai i drejtorit juridik në Bashkinë e Tiranës, Alban Dokushi. Kemi sjellë prova dhe bilance të zyrës përmbarimore dhe dëmi në buxhetin e bashkisë për përiudhën 2018-2024 është  6.3 mln euro.

Ekzekutimi i tyre bëhej nga vëllai i drejtuesit juridik të bashkisë Tiranë, Alban dokushi. Kemi sjellë certifikatën familjare të lidhjeve të tyre dhe vendimin që është marrë nga bashkia për ndjekjen e këtyre problematikave të bëhej nga drejtori Dokushi. Është tjetër provë për SPAK për të dhënë drejtësi e për të luftuar korrupsionin dhe të tregojë se do të veprojë bazuar në ligj e Kushtëtutë. Betejën tonë kundër instalimit të korrupsioni për 5D s’do ta ndalim. SPAK të arrestojë Veliajn dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij," tha ajo. 

 

adriana kalaja

Sondazh

Poll