Politike

A e ka menduar bashkimin me Qorin dhe gjithë faktorin opozitar në një front kundër Ramës? Berisha: Cilido politikan është i mirëpritur në betejën për qeveri teknike

Kryedemokrati në përgjigjen e tij tha se cilido politikan i përkushtuar kundër qeverisë dhe Ramës, është i mirëpritur në betejën e përbashkët për të krijuar një qeveri teknike dhe zhvilluar zgjedhje të lira.

4 Nëntor 2024, 14:13 Nga r.ll
A e ka menduar bashkimin me Qorin dhe gjithë faktorin opozitar në
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur për kreun e "Lëvizjes Bashkë", Arlind Qorin dhe mobilizimin e tij për protestën e pensionistëve para kryeministrisë. 

Berisha u pyet nga gazetarët nëse e ka menduar bashkimin e të gjithë faktorit opozitar në një front të përbashkët kundër kryeministrit Edi Rama në 2025. Kryedemokrati në përgjigjen e tij tha se cilido politikan i përkushtuar kundër qeverisë dhe Ramës, është i mirëpritur në betejën e përbashkët për të krijuar një qeveri teknike dhe zhvilluar zgjedhje të lira.

"Cilido shqiptar, cilido politikan që ndjehet i përkushtuar kundër narkoqeverisë dhe narkoshtetit të Edi Ramës është i mirëpritur në betejën tonë të përbashkët për të përmbysur këtë regjim, për të krijuar një qeveri teknike dhe zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Unë personalisht, të gjitha veprimet, cilido që t’i organizojë kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij, i kam përshëndetur, i përshëndes dhe do i përshëndes. Nuk kam asnjë pengesë. I vetmi kusht është t’i shoqërojnë fjalët me vepra, të bashkohemi për një qëllim të përbashkët madhor: të shpëtojmë Shqipërinë nga ky regjim që në një mënyrë ose në një tjetër, po e shfaros farën e shqiptarëve, ose po e zbraz Shqipërinë, të themi me terma më të moderuara", shtoi ai.

sali berisha arlind qori

Sondazh

Poll