Politike

Zgjedhjet në SHBA/ Berisha: Ne nuk ndërhyjmë në fushatën elektorale! Unë nuk besoj shumë tek sondazhet

Berisha theksoi se janë zgjedhje të rëndësishme jo vetëm për SHBA por në mbarë botën. Ai më tej preku edhe problemin në vendin tonë ku u shpreh se në Shqipëri falsifikohen shumë pollet. 

4 Nëntor 2024, 14:05 Nga N.F
Zgjedhjet në SHBA/ Berisha: Ne nuk ndërhyjmë në
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë para gazetarëve foli edhe në lidhje me zgjedhjet në SHBA. Berisha u shpreh se nuk ndërhyjnë në fushatën elektorale të SHBA.

Ai shtoi se nuk është një parashikues i mirë në pollet e zgjedhjeve por shtoi se me atë që ka lexuar e vërteta është se pavarësisht se dy kampet ndjehen si fitimtarë. Berisha theksoi se janë zgjedhje të rëndësishme jo vetëm për SHBA por në mbarë botën. Ai më tej preku edhe problemin në vendin tonë ku u shpreh se në Shqipëri falsifikohen shumë pollet. 

Fjala e Berishës:

Së pari, kam kërkuar anëtarëve të PD dhe mbështetësve të votojnë Partinë Republikane, kandidatët e saj, sepse jemi të alinjuar me këtë parti në Unionin Demokrat Ndërkombëtar. Përndryshe, ne nuk ndërhyjmë në fushatën elektorale të SHBA. Dhe kjo nuk është ndërhyrje, kjo është një respektim i detyrimeve që rrjedhin, të themi detyrimeve ndërkombëtare nga asociacioni ndërkombëtar i PD. Tani, se kush do të fitojë, së pari duhet të pranoj që nuk jam një parashikues i mirë në këto pollet e zgjedhjeve.


Por me ato që kam lexuar, e vërteta është se pavarësisht se dy kampet ndjehen si fitimtarë, nuk mund të them se kush mund t’i fitojë zgjedhjet, por shpreh bindjen se në këto zgjedhje do fitojnë qytetarët amerikanë dhe janë zgjedhje të rëndësishme jo vetëm për SHBA, por për mbarë botën.
Të presim, 24 orë na ndajnë nga mëngjesi i votimit, megjithëse kanë votuar 70 milionë ose më shumë, çka nuk është parë ndonjëherë. Këto janë qëndrimet, nuk mund të them se kush mund të fitojë, sepse edhe po të ishin pollet me diferencë, natyrisht unë nuk kam besim tek pollet.


Nuk e di, e kam një problem, se këtu në Shqipëri falsifikohen shumë pollet. Ju e patë besoj, çfarë nxjerrin pollet Ramën, në pollin dal-vivo, ju e patë se si u shakullos. Tani, më thoni ju mua, çfarë të besoj unë? Të besoj qytetarët apo pollet? Pra, janë tjetër qytetarët, tjetër janë pollet.

berisha zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll