Sport

Tuchel do të punojë me "telekomandë": Ja jeta e re e trajnerit të Anglisë…

Trajneri gjerman Thomas Tuchel fillon nga puna në janar 2025

4 Nëntor 2024, 15:00 Nga DOSJA

Tuchel do të punojë me "telekomandë": Ja jeta e re e

ANGLI - Federata Angleze e Futbollit ka njoftuar Thomas Tuchel, trajnerin e ri të “Tre Luanëve” se një pjesë të punës javore do të mund ta kryejë në distancë, pra do të mund të qëndrojë në Mynih disa ditë të javës.

Kjo do të thotë se gjermani nuk do të jetë i detyruar të marrë pjesë në takimet që zhvillohen çdo ditë në Londër, më konkretisht në St. George's Park, selia e skuadrës së Anglisë.

Megjithatë, Thomas Tuchel synon të kalojë sa më shumë kohë në Angli. "Më pëlqen të jetoj atje dhe pres me padurim të kthehem në Londër. Dua të jem pranë Premierligës dhe shumicës së lojtarëve që përfundimisht do t'i thërras.

Megjithatë, orari do të më lejojë të vazhdoj të mbaj një sy të ngushtë mbi fëmijët e mi në Gjermani”, shpjegon 51-vjeçari gjerman, i cili e nis rolin e tij në janar 2025 dhe tashmë ka deklaruar se objektivi i tij kryesor është fitimi i Kupës së Botës 2026.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Nëntor 2024, 12:00

Shkëlqejnë legjionarët kuqezinj…

TIRANE - Mbyllet një tjetër fundjavë kampionatesh dhe ndeshjesh kupe, ku futbollistët kuqezinj shqiptarë kanë qenë protagon...