Sport

Guardiola 'ulëret' i shqetësuar: “Ne do të përfundojmë duke luajtur 70 ndeshje si NBA-ja, por NBA ka katër muaj pushime”

Pep Guardiola shpreh keqardhje për kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve, i cili në rastin e Manchester Cityt po shkakton kërdi me dëmtimet.

4 Nëntor 2024, 13:30 Nga DOSJA

Guardiola 'ulëret' i shqetësuar: “Ne do të

ANGLI - Këto ditë, Pep Guardiola ka shprehur pakënaqësinë e tij për kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve, gjë për të cilën skuadra e Manchester Cityt po paguan pasojat në formën e dëmtimeve të shumta dhe të rëndësishme.

“Kam në dispozicion vetëm trembëdhjetë lojtarë jashtë fushës”,- u ankua trajneri përpara humbjes kundër Bournemouth (2-1). Oscar Bobb, Savinho, Kevin de Bruyne, Jeremy Doku, Grealish, Kyle Walker... Një listë e gjatë... 

Gjatë deklaratave të tij të djeshme, trajneri nga Santpedor e krahasoi situatën e ekipit të tij (kjo është edhe rasti i të tjerëve) me atë që po përjeton NBA-ja, por bëri një nuancë të rëndësishme: “Është kjo që është dhe ne duhet ta menaxhojmë ashtu siç vjen.

Në të kaluarën, ne kemi luajtur shumë ndeshje, ndoshta kur të shkojmë në Kupën e Botës për Klube, nëse arrijmë në fazat e fundit të garës, do të luajmë më shumë se 70 ndeshje, por NBA-ja ka katër muaj pushime dhe ne kemi tre javë. 

Guardiola pohon se kjo nuk vjen rastësisht: “Nuk është ky sezon, vjen nga sezoni i kaluar, nga sezoni i kaluar, nga sezoni i kaluar... Kur kjo ndodh, keni dëmtime për një kohë të gjatë”.

Trajneri vlerësoi lojtarët, që bëjnë një përpjekje shtesë në momente si kjo, veçanërisht duke theksuar Manuel Akanji dhe Nathan Aké: "Ata nuk janë fizikisht në më të mirën e tyre dhe bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme për të qenë në ndeshje". 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Nëntor 2024, 12:00

Shkëlqejnë legjionarët kuqezinj…

TIRANE - Mbyllet një tjetër fundjavë kampionatesh dhe ndeshjesh kupe, ku futbollistët kuqezinj shqiptarë kanë qenë protagon...