Sport

Marcelo paralajmëron: “E vërteta do të dale në shesh si drita e diellit”...

Ish-anësori i Real Madrid dhe Fluminense u ndanë, pas një incidenti të lojtarit me trajnerin e skuadrës

4 Nëntor 2024, 14:00 Nga DOSJA

Marcelo paralajmëron: “E vërteta do të dale në shesh

BRAZIL - Marcelo deklaroi këtë të dielë se “e vërteta do të dale në shesh si drita e diellit”, në një publikim në rrjetet e tij sociale, ku i thotë lamtumirë Fluminense pas përfundimit të kontratës të shtunën për shkak të një sherri me trajnerin e skuadrës.

Ish-lojtari i Real Madridit kishte publikuar disa histori në Instagram të bashkëlojtarëve dhe anëtarëve të klubit, pasi ishte larguar nga skuadra, por deri më tani ai nuk ishte shprehur, pasi Fluminense i komunikoi ndërprerjen e kontratës “me marrëveshje të përbashkët”.

Mbrojtësi falënderoi familjen për mbështetjen e tij, presidentin dhe punonjësit e klubit, shokët e skuadrës dhe ‘trikolorët’, duke iu referuar tifozëve dhe kujtoi “momentet e paharrueshme” që ka përjetuar në Fluminense, si Kupa e parë Libertadores në historinë e ekipit. Më tej, ai kujton se rikthimi i tij është “motivuar nga një lidhje sentimentale” dhe sqaron se ka pasur “një periudhë madhështore në këtë klub”.

Këtë të shtunë, Fluminense njoftoi zgjidhjen e kontratës së tij me “marrëveshje reciproke”, pasi ish-kapiteni i Real Madridit debatoi me trajnerin e skuadrës, Mano Menezes, gjatë ndeshjes ndaj Gremios, e cila përfundoi me barazim 2-2. Menezes në konferencën për shtyp pas ndeshjes deklaroi se kishte “dëgjuar diçka që nuk i pëlqente”.

Marcelo Vieira, i cili ishte stërvitur me të rinjtë e Fluminense, ishte rikthyer në klubin e Rios në vitin 2023 pas kohës së tij të gjatë në Real Madrid, në të cilin shërbeu si kapiten në sezonin 2021-2022, pas lamtumirës së Sergio Ramos. Te Fluminense ai mori pjesë në pushtimin e kampionatit të Carioca dhe Copa Libertadores, të dyja në 2023, dhe Recopa në 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Nëntor 2024, 12:00

Shkëlqejnë legjionarët kuqezinj…

TIRANE - Mbyllet një tjetër fundjavë kampionatesh dhe ndeshjesh kupe, ku futbollistët kuqezinj shqiptarë kanë qenë protagon...