Sport

VIDEO/ Një futbollist vdes dhe një tjetër pëson djegie të rënda nga rrufeja!...

Rrufeja goditi disa sekonda, pasi loja u ndërpre për shkak të stuhisë dhe kur lojtarët po largoheshin nga fusha.

4 Nëntor 2024, 10:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Një futbollist vdes dhe një tjetër pëson djegie

PERU - Një futbollist peruan, mbrojtësi José Hugo de la Cruz Meza, vdiq pasi u godit nga rrufeja gjatë një ndeshjeje, që shkaktoi gjithashtu të paktën edhe një lëndim, njoftuan mediat lokale.

Përveç mbrojtësit të ndjerë, në gjendje të rëndë me djegie të mëdha ndodhet edhe portieri Juan Choca. Nuk dihet gjendja shëndetësore e lojtarëve të tjerë që u goditën nga rrufeja.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 (21:00 GMT) në stadiumin Coto Coto, në Chicha, që ndodhet në departamentin e Huancayo, ku dy skuadra lokale po luanin nën një stuhi: Juventud Bellavista dhe Familia Chocca.

Një video tregon momentin e saktë të goditjes së rrufesë mbi disa futbollistë, që shtrihen në bar në të njëjtën kohë.

Rrufeja goditi disa sekonda pasi loja u ndërpre për shkak të stuhisë dhe kur lojtarët po largoheshin nga fusha.

Mediat lokale raportuan se të plagosurit u transferuan menjëherë në spitalin Carrión në Huancayo, ku mjekët vërtetuan vdekjen e Jose Hugo de la Cruz Meza pas mbërritjes. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll