Sport

Fjalët e para të Jack Miller, pas aksidentit të tij të frikshëm në GP të Malajzisë

Jack Miller pësoi një aksident të rëndë në GP të Malajzisë

4 Nëntor 2024, 13:00 Nga DOSJA

Fjalët e para të Jack Miller, pas aksidentit të tij të

MALAJZI - Australiani Jack Miller deklaroi këtë të hënë se ishte me fat që doli i gjallë, pasi pësoi një rënie shumë të rëndë në fillimin e Grand Prix të Malajzisë në MotoGP të zhvilluar të dielën.

Motoçoklisti i KTM-së u përfshi në atë, që mund të kishte qenë një incident dramatic, ku u përfshinë edhe shoku i tij i skuadrës nga Afrika e Jugut, Brad Binder dhe francezi Fabio Quartararo (Yamaha) në këndin e dytë të xhiros së parë të garës në Sepang.

Të tre dolën nga pista dhe koka e Millerit dukej se goditi pjesën e pasme të motoçikletës së Quartararos.

Piloti 29-vjeçar para se të dërgohej në qendrën mjekësore është dashur të mjekohet në pistë, por në fund nuk ka pësuar dëmtime të rënda.

Fjalët e para të Jack Miller, pas aksidentit të tij të

Mesazh nga Jack Miller

“Isha me fat që shpëtova i padëmtuar... Faleminderit të gjithëve për mesazhet e mira”, ka postuar australiani në një mesazh në Instagram.

Gara u ndërpre nga një flamur i kuq dhe, kur ajo rifilloi, Binder tentoi një rikthim, por u tërhoq për shkak të dhimbjes në shpatullën e majtë.

"Sot ka qenë një kujtesë e ashpër e rreziqeve që përballen pilotët tanë sa herë që rreshtohen në rrjet,"- tha KTM në një deklaratë.

“Brad u përpoq të bënte fillimin e dytë, por një dhimbje në shpatull e pengoi atë të niste i sigurt”,- tha drejtori i garës së ekipit, Francesco Guidotti. "Jack u ekzaminua në qendrën mjekësore, por ai u kthye në skuadër dhe u tërhoq nga gara."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Nëntor 2024, 12:00

Shkëlqejnë legjionarët kuqezinj…

TIRANE - Mbyllet një tjetër fundjavë kampionatesh dhe ndeshjesh kupe, ku futbollistët kuqezinj shqiptarë kanë qenë protagon...