Sport

Bruno Fernandes, “mea culpa” për trajnerin Ten Hag: "Ndihem përgjegjës"…

Kapiteni i Manchester United mendon se e zhgënjeu trajnerin holandez dhe mori përgjegjësinë për momentin e keq të skuadrës

4 Nëntor 2024, 14:30 Nga DOSJA

Bruno Fernandes, “mea culpa” për trajnerin Ten Hag:

ANGLI - Nuk është sekret që Manchester United është një gjigant i fjetur, që fantazmat e së shkuarës nuk e lënë të qetë. Që nga largimi i Sir Alex Ferguson në vitin 2013, stoli i Old Trafford ka parë nëntë emra të ndryshëm që kanë ndryshuar. I fundit ishte ai i Erik Ten Hag.

Bruno Fernandes, kapiteni aktual i skuadrës ka folur për situatën. “Nuk është mirë për askënd në klub që trajneri largohet, ka qenë ai që ka paguar pasojat e një skuadre që tani nuk është më e mira”,- ka thënë portugez. “Është më e lehtë të heqësh qafe një trajner sesa 15 lojtarë. Është gjithashtu faji ynë që klubi nuk po luan mirë”,- shtoi ai.  

Përveç “Mea Culpa”-s dhe autokritikës, portugezi pretendoi se e kishte folur me Ten Hag për t’i kërkuar falje: “Isha i zhgënjyer që po largohej dhe u përpoqa ta ndihmoja, fola me të dhe i kërkova falje, që nuk po shënoja gola dhe ndihem përgjegjës. Normalisht, unë nuk bëj shumë gola, por ai e di që unë jap gjithmonë 100%”. 

“Shumë pak, shumë vonë”, ishin fjalët e ish-kapitenit të ekipit Roy Keane, për portugezin që aktualisht mban shiritin në krah, në një intervistë për Sky Sports. Kjo në lidhje me faktin, se Fernandes shënoi golin e tij të parë këtë sezon në një barazim të vakët kundër Chelseat, nga penalltia dhe në ditën e 10-të të Premier League. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Nëntor 2024, 12:00

Shkëlqejnë legjionarët kuqezinj…

TIRANE - Mbyllet një tjetër fundjavë kampionatesh dhe ndeshjesh kupe, ku futbollistët kuqezinj shqiptarë kanë qenë protagon...