Sport

Shkëlqejnë legjionarët kuqezinj…

Gjimshiti feston me mocarela, shënojnë Bajrami, Muçi dhe Uzuni…

4 Nëntor 2024, 12:00 Nga DOSJA

Shkëlqejnë legjionarët kuqezinj…

TIRANE - Mbyllet një tjetër fundjavë kampionatesh dhe ndeshjesh kupe, ku futbollistët kuqezinj shqiptarë kanë qenë protagonistë me gola dhe jo vetëm, në sukseset e klubeve të tyre.

Kështu Nedim Bajrami është shndërruar në një lider tek Rejnxhërs në Skoci. Mesfushori kuqezi ka rezultuar një blerje efikase dhe është përshtatur shumë mirë në këtë kampionat, duke shënuar tashmë ndeshje pas ndeshjeje.

Në fundjavën që sapo u mbyll Bajrami shënoi një gol me mjaft peshë në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës, pasi pati vlerën e përmbysjes kundër Madhëruellit dhe si rrjedhojë i dha shansin skuadrës së tij të kualifikohet në finale, ku i pret kundërshtari i tyre historik, Cëlltiku.

Shkëlqejnë legjionarët kuqezinj…

Në Turqi, Ernest Muçi ka shënuar sërish për Beshiktash. Në një sezon me trajnerin e ri Van Bronkhost, sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk e filloi mire, duke marrë pak minuta, por dalngadalë arriti ta rifitojë vendin në formacion me golat e tij vendimtarë. Edhe në këtë fundjaë Muçi tundi rrjetën në sekondat e fundit të pjesës së parë, ndërsa Beshiktash përballej me Kasimpashan. Goli i tij në fund rezultoi si një statistikë personale pasi Beshiktashi u mund, 1-3.

Shkëlqejnë legjionarët kuqezinj…

Ndërkohë Myrto Uzuni rikthehet të jetë ai i dy viteve më parë në kampionatin spanjol, ku sërish në La Liga 2 është sulmuesi në garë edhe për ‘Këpucën e Artë’. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është lojtari i momentit me Granadën, pasi ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar një tjetër. Ai tashmë është vetëm 3 gola larg barazimit të rekordit, si golashënuesi më i mirë në historinë e Granadës. Rekord që mbahet aktualisht nga marokeni Jusef El Arabi me 44 gola.

Shkëlqejnë legjionarët kuqezinj…

Kristian Shpendi vazhdon të jetë vendimtar për Çezenën ku ka shënuar sërish. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi tundi rrjetën e Sudtirol, ndërsa sfida u mbyll 1-0. Goli ishte vendimtar që pati vlerën e 3 pikëve për javën e 12-të të Seria B. Me këto tre pikë, Çezena renditet mban aktualisht vendin e katërt. Shpendi kryeson renditjen e golashënuesve në Seria B.

Shkëlqejnë legjionarët kuqezinj…

Deri tani ka shënuar 7 herë, duke kontribuar drejtpërdrejt në sukseset e skuadrës. Berat Gjimshiti ishte një nga protagonistët e fitores së rëndësishme të Atalantës në transfertën ndaj Napolit. Bergamaskët fituan me shifrat 3-0 dhe dhanë një provë të forcës së tyre ndaj kryesuesve të Serisë A.

Duket se mbrojtësi shqiptar ka gjetur edhe mënyrën se si ta festojë këtë arritje. Pas ndeshjes, para se skuadra të nisej përsëri drejt Bergamos, ai është filmuar duke takuar një mik, i cili i ka sjellë disa ëmbëlsira tipike napolitane dhe mocarelën e famshme të këtij qyteti, për ta marrë me vete.

Shkëlqejnë legjionarët kuqezinj…

Qendërmbrojtësit jetër kuqezi Marash Kumbulla, pësoi një dëmtim në ndeshjen e kësaj jave ku Espanjoli i tij përballej në derbin e Katalonjës me Barcelonën. Mbrojtësi shqiptar la fushën e lojës para fundit të pjesës së parë, për shkak të problemeve muskulore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll