Politike

"Do bëjmë së bashku gjëra që duken të pamundura!" Rama mbyll takimin me shqiptarët në Selanik

Takimi nisi rreth orës 11:00 me orën lokale greke dhe 10:00 me orën lokale shqiptare.

3 Nëntor 2024, 11:56 Nga M.B
"Do bëjmë së bashku gjëra që duken të
Edi Rama

SELANIK- Kryeministri Edi Rama ka mbyllur takimin me shqiptarët në Sealnik. Në mbyllje të takimit Rama iu drejtua emigrantëve atje duke u thënë se "do bëjmë së bashku gjëra që duken të pamundura". Takimi nisi rreth orës 11:00 me orën lokale greke dhe 10:00 me orën lokale shqiptare. Në këtë takim i cili zgjati thuajse 2 orë koha u dominua nga fjalimi i Ramës. Ndërkohë në fund u lejuan 3-4 persona që të drejtonin pyetje.

Në nisje të fjalës së tij, Rama prezantoi 8 mësuest e para të cilat do t'i mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe. Rama tha se me mësueset, ministria e Arsimit do të lidhë kontratë për të mësuar gjuhën amtare fëmijëve. Ai shtoi se mësueset e prezantuara janë  8 nga 15 mësuesit e parë të gjuhës shqipe.

Gjithashtu fjalimi i Ramës preku disa tematika, duke nisur protesta e nacionalistëve grekë, ndalimi i gazetarëve shqiptarë në kufi nga autoritetet greke dje, vota e diasporës, investimet, integrimi apo dhe goditjet e drejtësisë në politikë.

Ky është takimi i dytë Rama zhvillon në Greqi me emigrantët. I pari i turit "Krenar për Shqipërinë" u zhvillua në muajin maj në Athinë.

edi rama

Sondazh

Poll