Politike

Diaspora/ Rama në Selanik: Votimi do të bëhet me postë, fleta do të vijë me zarf

Rama tha se votimi në zgjedhjet e ardhshme do përfshijë gjithë shqiptarët.

3 Nëntor 2024, 11:53 Nga M.B
Diaspora/ Rama në Selanik: Votimi do të bëhet me postë,
Edi Rama

SELANIK- Kryeministri Edi Rama, pasi u pyet nga një emigrant lidhur me mënyrën se si do të funksionojë procesi i votimit nga ta, tha se ata që banojnë jashtë dhe duan të votojnë nga aty ku banojnë, do të procedojnë me anë të postës. Rama tha se votimi në zgjedhjet e ardhshme do përfshijë gjithë shqiptarët. Ai shtoi se në zgjedhjet e tjera mund edhe të mos bëhet kjo mbështetje.

“Votimi në zgjedhjet e ardhshme do përfshijë gjithë shqiptarët. Për ata që banojnë jashtë dhe duan të votojnë nga aty ku banojnë do bëhet me postë, fleta do vijë me zarf dhe po diskutojmë për ta mbështetur edhe dërgimin mbrapsht që mos të ketë kosto për ata që do jenë votuesit e parë në histori nga jashtë vendit. Në zgjedhjet e tjera mund edhe të mos bëhet kjo mbështetje”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll