Politike

"Shqiptarët dhe Selaniku, histori dashurie!" Rama: Fatkeqësia e shekullit XX, është treguar harraqe

Ai shtoi se "Çajupi këtu bënte durim, pa djegur karrige", duke ironizuar opozitën në vend.

3 Nëntor 2024, 11:03 Nga M.B
"Shqiptarët dhe Selaniku, histori dashurie!" Rama:
Edi Rama

SELANIK- Kryeministri Edi Rama tha sot në takimin me shqiptarët në Selanik se ky qytet e ka përqafuar gjithnjë atë Shqipëri të vogël, sipas tij, një bashkësi e vogël nga të katër anët e vendit tonë. Rama tha se në Selanik filloi të përkundet një pjesë e çmuar e kulturës sonë. Ai shtoi se "Çajupi këtu bënte durim, pa djegur karrige", duke ironizuar opozitën në vend.

“Selaniku e ka përqafuar gjithnjë atë Shqipëri të vogël, një bashkësi e vogël nga të katër anët e vendit tonë. Këtu në Selanik filloi të përkundet një pjesë e çmuar e kulturës sonë. Çajupi këtu bënte durim, pa djegur karrige, me artin e satirës, tregonte çka i dukej e mbrapshtë. Ai hynte dhe dilte lirshëm me mirësjellje në klubin e Selanikut. Fatkeqësia e shekullit 20, është treguar harraqe ndaj shqiptarëve.

Ata pronarë të mëdhenj tokash, sado që kjo është histori, por nuk duhet harruar, ajo frymë bashkëjetese dhe shpirti sipërmarrës, që shqiptarët patën në Selanik. Kush kujtohet sa herë sa duhet, për Ali Pashë Tepelenën, që vuri dinjitet dhe rend në këto anë. Ishte Aliu nga Tepelena që sanksionoi që çdo keqbërës mysliman që tenonte të prekte një murg ortodoks, varej në vend. Për ne shqiptarët, Selaniku mund të quhej qyteti i mundësive”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll