Politike

"Po pësojnë goditjet e një drejtësie të çliruar nga pushteti politik!" Rama në Selanik: Për herë të parë politikanët i janë nënshtruar forcës së ligjit

Ai shtoi se ata që i kanë rënë në qafë popullit shqiptar, po pësojnë goditjet e një drejtësie të çliruar nga pushteti politik.

3 Nëntor 2024, 11:21 Nga M.B
"Po pësojnë goditjet e një drejtësie të
Edi Rama

SELANIK- Kryeministri Edi Rama u ndal dhe te goditjet e fundit të drejtësisë në politikë gjatë fjalës së tij në Selanik. Rama tha se për herë të parë, politikanët i janë nënshtruar forcës së ligjit. Ai shtoi se ata që i kanë rënë në qafë popullit shqiptar, po pësojnë goditjet e një drejtësie të çliruar nga pushteti politik.

“Për herë të parë, njerëz, i janë nënshtruar forcës së ligjit. Pavarësisht linjës së tyre, ata që i kanë rënë në qafë popullit shqiptar, po pësojnë goditjet e një drejtësie të çliruar nga pushteti politik. Për të kuptuar sesa e re, për të kuptuar sesa e madhe dhe sesa historike është kjo që po ndodh, mjafton të shohësh kokën mbrapsht.

Nuk do gjesh dot, që nga 1912, një individ të vetëm, me profil të lartë politik, që të jetë, hetuar, dënuar, apo gjykuar nga një drejtësi të pavarur nga pushteti. Sot, drejtësia është çliruar nga duart e partisë në pushtet", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll