Politike

“Kjo do të kërkojë kohë e vet!" Rama në Selanik: Së shpejti, program për fëmijët për mësimin e gjuhës shqipe

Rama tha se së shpejti, do të bëjnë publik edhe një program të ri i cili do të funksionojë përmes aplikacionit në telefon apo në kompjuter.

3 Nëntor 2024, 11:50 Nga M.B
“Kjo do të kërkojë kohë e vet!" Rama në
Edi Rama

SELANIK- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Selaniku se po bëjnë krijimin e një rrjeti mësuesish me Ministrinë e Arsimit. Rama tha se së shpejti, do të bëjnë publik edhe një program të ri i cili do të funksionojë përmes aplikacionit në telefon apo në kompjuter. Ai shtoi se ky është një program për t’i futur fëmijët në mësimin e gjuhës shqipe.

“Kjo do të kërkojë kohë e vet. Po bëjmë krijimin e një rrjeti mësuesish me Ministrinë e Arsimit. Së shpejti, ne do të bëjmë publik edhe një program të ri, një program, sipas meje, shumë i zhvilluar dhe shumë miqësor me fëmijët, përmes aplikacionit në telefon apo në kompjuter.

Të gjithë prindërit dhe fëmijët do e shfrytëzojnë prgramin. Është program për t’i futur fëmijët në mësimin e gjuhës shqipe. Programi është ndërtuar i tillë që të jetë miqësor me fëmijët”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll