Politike

Rama kërkon votën nga shqiptarët të Selanikut: Ta ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel

Ai shtoi se kërkon votën për t'i dhënë Shqipërisë të njëjtin mundësi që kanë shqiptarët e Evropës dhe të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel brenda kësaj dekada.

3 Nëntor 2024, 11:05 Nga M.B
Rama kërkon votën nga shqiptarët të Selanikut: Ta
Edi Rama

SELANIK- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën e shqiptarëve në Selanik për zgjedhjet e vitit 2025. Në takimin e sotëm me emigrantët, Rama tha se ata janë votues që për herë të parë do marrin pjesë në zgjedhje duke gëzuar të drejtën të votoni. Ai shtoi se kërkon votën për t'i dhënë Shqipërisë të njëjtin mundësi që kanë shqiptarët e Evropës dhe të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel brenda kësaj dekada.

"Ju shqiptarët e Greqisë dhe grekët e Shqipërisë jeni thelbi brenda bërthamës së pandashme të një fqinjësie që duhet të jetë burim miqësie dhe jo burgim konfliktesh. Burim fuqie të përbashkët jo karshillaqesh ndaj njeri tjetrit. Burim partneritetesh në çdo nivel. Jo sebepesh për ngërçe mes njërit tjetrit që pastaj paguajnë qytetarët e zakonshëm të dy vendeve tona.

Kjo është një ditë e veçantë për mua edhe për një arsye tjetër. Ju nuk jeni bashkatdhetarë jashtë atdheut me një të drejtë vote. Sot jeni votues që për herë të parë do merrni pjesë në zgjedhje duke gëzuar të drejtën të votoni, këtu ku jeni nga shtëpia juaj.

Ju e dini, më është dashur të përpiqem shumë gjatë për ta bërë realitet këtë premtim, të cilin nuk e mbajtën dot për një kohë jo të shkurtër, sepse pa marrë votat e palës tjetër ishte e pamundur. Unë mund tju them se në pranverën e ardhshme ju kërkoj votën tuaj nga Greqia për ta bërë Shqipërinë e 2030 anëtare me të drejta të plota në BE.

Për t'i dhënë Shqipërisë të njëjtin mundësi që ju shqiptarët e Evropës i keni dhënë familjeve tuaja, mundësinë për të përfituar nga të mirat e të jetuarit brenda familjes evropiane. Për të bërë të mundur që së bashku me shqiptarët kudo ku janë të ngreme flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel brenda kësaj dekada”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll