Sport

Video/ Superiore si në “mesjetë”, në Ballsh i bëjnë vijëzimet me tallash, ndërsa në Laç, nuk ka rrymë elektrike (V

22 Dhjetor 2019, 11:45 Nga DOSJA
Video/ Superiore si në “mesjetë”, në Ballsh i

BALLSH- Në orën 13:00 janë programuar për t’u zhvilluar pesë ndeshjet e Superiores për të mbyllur kështu vitin 2019.Reshjet e shiut  kanë nxjerrë edhe një problem tjetër, pikërisht infrastrukturën në stadiumet shqiptare.

Në Ballsh do të luhet ndeshja mes Bylisit dhe Luftëtarit, Reshjet e shiut nuk po lejojnë punëtorët e fushës që të bëjnë vijëzimet me gëlqere duke qenë se fshihen shpejt.

Në këto kushte, është bërë një zgjidhje alternative dhe vijëzimet po bëhen me tallash.

Punëtorët kanë gjetur këtë zgjidhje që është bërë shpesh në të shkuarën për t’i ardhur në ndihmë futbollistëve dhe njëkohësisht arbitrit, ndërkohë në ndeshjen Laçi-Tirana, ka një problem: Në qytetin verior  nuk ka rrymë elektrike, reshjet e shiut janë të shumta dhe shoqërohen me erë të fortë.

E.Ç/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ballsh laci tirana ballsh laci tirana

Sondazh

Poll