Aktualitet

Sherr mes të afërmve në Fier, në pranga dy persona

 Mësohet se në pranga ka rënë një 29-vjeçar pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta xhaxhain e tij.

2 Nëntor 2024, 13:20 Nga E. D
Sherr mes të afërmve në Fier, në pranga dy persona
fotot ilustruese

FIER- Dy persona janë arrestuar në Fier ditën e sotme. Mësohet se një sherr ka ndodhur mes dy të afërmve. Mësohet se në pranga ka rënë një 29-vjeçar pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta xhaxhain e tij. Ndërkohë që në pranga ka rënë edhe një 32-vjeçar pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta vëllain e tij.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin R. M., 29 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta xhaxhain e tij. Për këtë rast u arrestua edhe shtetasi M. M., 32 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta vëllain e tij, shtetasin R. M.

policia e fierit

Sondazh

Poll