Aktualitet

Korrupsion me notën në Universitetin e Elbasanit/ Gjashtë pedagogë vihen në pranga, një shpallet në kërkim (EMRAT)

Policia bën me dije se në pranga është vënë edhe, Gazmend Hodaj, personi i cili mori lekët për tua dhënë pedagogëve. 

2 Nëntor 2024, 09:35 Nga r.ll
Korrupsion me notën në Universitetin e Elbasanit/ Gjashtë
universiteti

ELBASAN- Gjashtë pedagogë të Universitetit të Elbasanit janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas finalizimit të operacionit policore "Teza".  Pedagogët janë arrestuar pasi shpërdoruan detyrën duke përfituar para për të kaluar në provime një studente.

Policia bën me dije se në pranga është vënë edhe, Gazmend Hodaj, personi i cili mori lekët për tua dhënë pedagogëve. Pedagogët e arrestuar, që i përkasin Fakultetit të Ciklit të Ulët, janë Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shingjergji, Beatriçe Gani, Florinda Tarusha, Monika Hodaj, ndërsa në kërkim është shpallur Edlira Gugu.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Elbasan/Finalizohet operacioni policor “Teza”.

Shpërdoruan detyrën duke përfituar para për të kaluar në provime studenten, vihen në pranga 6 pedagogë dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri.

Në pranga edhe shtetasi i cili mori lekët për tua dhënë pedagogëve.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas denoncimit të bërë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan nga gazetarët e emisionit investigativ, për një rast të shpërdorimit të detyrës duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe me qëllim për të përfituar shuma parash, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Teza”.

Në kuadër të operacionit policor nën drejtimin e Prokurorisë u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. H., 49 vjeçe, B. G., 58 vjeçe, F. T., 56 vjeçe, A. Sh., 61 vjeç, O. B., 50 vjeçe, Z. G., 37 vjeçe dhe G. H., 59 vjeç.
Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasen E. G., 51 vjeçe, pedagoge.

Këta shtetas me detyrë pedagogë kanë shpërdoruar detyrën, duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë shtetasi G. H..

policia e elbasanit

Sondazh

Poll