Aktualitet

"Të rinjtë ikin se këtu nuk ka siguri"/ Mesazhi i qytetarit: Shkodra ishte qyteti i biçikletave, sot nuk dalin as me makina të blinduara

Gjithashtu qytetari u shpreh se të rinjtë ikin se këtu nuk ka siguri dhe nuk ka shpresë.

2 Nëntor 2024, 12:56 Nga E. D
"Të rinjtë ikin se këtu nuk ka siguri"/ Mesazhi i
qytetari

SHKODËR- Ka nisur protesta në formë marshimi për atentatin me tre viktima në Shkodër. Të pranishëm janë qytetarë të Shkodrës edhe disa nga deputetët e Partisë Demokratike. Një qytetarë i Shkodrës u shpreh se të rinjtë kanë frikë të dalin në protestë.

Ai theksoi se Shkodra ka qenë djepi i kulturës dhe qyteti i biçikletave, por tani kanë frikë të dalin edhe me makina të blinduara. Gjithashtu qytetari u shpreh se të rinjtë ikin se këtu nuk ka siguri dhe nuk ka shpresë.

“Të rinjtë nga Shkodra nuk ikin për një jetë më të mirë, sikundër thuhet, nuk ikin për të qëndruar në rradhë për të marrë ushqimin me gavetë, ikin se këtu nuk ka siguri, nuk ka shpresë”, thekson ai.

proteste per atentatin ne shkoder

Sondazh

Poll