Aktualitet

Bashkia premtoi pyll vertikal, por solli ndryshk multidimensional

Propozimi i projektit fillestar paraqiste një pamje bashkëkohore në zonën urbane, duke ruanjtur karakteristikat e natyrës që kjo zonë mbante, duke përfshirë një fasadë të gjelbër në objekt.

2 Nëntor 2024, 11:29 Nga Dosja.al
Bashkia premtoi pyll vertikal, por solli ndryshk multidimensional
ne te majte projekti, ne te djathte realizimi

TIRANË- Ndërtesa 24 katëshe në Rrugën e Kavajës e cila pritej të krijonte idenë dhe imazhin e “kopshteve të varura të Babilonisë” ishte një zhgënjim, kur përfundimi i saj rezultoi si çdo kullë tjetër e kryeqytetit: hekur dhe vetëm beton.

Godina multifunksionale në vendndodhjen e ish-Muzeut të Shkencave të Natyrës, pranë kryqëzimit 21 Dhjetor ishte perceptuar të “shkrihej me element ekologjikë dhe të natyrës”, por ende nuk dihet pse përfundimi devijoi në tjetër konstruksion masiv betoni. Siç duket kjo është thjesht një hap më shumë në procesin e betnizimit total të kryeqytetit, dhe kjo sepse kryebashkiaku Erion Veliaj është kujdesur gjatë mandatit të tij që ndërtimet e vazhdueshme pa kriter, të zhdukin çdo park dhe pjesë të gjelbëruar në Tiranë.

Propozimi i projektit fillestar paraqiste një pamje bashkëkohore në zonën urbane, duke ruanjtur karakteristikat e natyrës që kjo zonë mbante, duke përfshirë një fasadë të gjelbër në objekt. Ideja formuese e objektit është ndërtimi i dy kullave binjake por të përbëra nga lartësi të ndryshme – të bashkuara nga dy kate shërbimesh të ndryshme si dyqane dhe zyra. I gjithë vëllimi i objektit supozohej të ishte i mbështjellë me një rrjet jeshil që unifikonte imazhin e përgjithshëm, fshihte ndryshimet funksionale dhe lehtëson pamjen e strukturës së ndërtuar.

Kati perdhe i objekti dhe i pare jane per qellime sherbimi si; dyqane dhe zyra. Pjesa tjetër e kateve janë banimi. Katet e nëndheshme përdoren për parkim makinash, publike dhe private. Projekti i kullës ishte dizajnuar nga kompania italiane, Archea Associati e Marco Casamonti i cili ishte i dënuar për korrupsion. Kjo kompani është i lidhur me dy nga projektet më abuzive e ndoshta korruptive në Shqipëri, stadiumin e ri Qemal Stafa, i cili përfshinte shkatërrimin e objekteve kulturore të mbrojtura. trashëgimisë dhe transferimit të dyshimtë të tokës publike në një partneritet publiko-privat të përjashtuar nga shqyrtimi publik dhe procedurat e prokurimit./Dosja.al

Në foton e mëposhtme është projekti i ndërtesës dhe realizimi përfundimtar i saj:

Bashkia premtoi pyll vertikal, por solli ndryshk multidimensional

ndertimet ne tirane kullat ne tirana garden buliding tirana

Sondazh

Poll