Aktualitet

EMRAT/ Dyshohen si autorë të atentatit mafioz me 3 viktima në Shkodër, shpallen në kërkim dy anëtarë të grupit të Bajrave

Sakica dhe Troshani janë po ashtu në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe 2 vëllezërve Andrea dhe Aleksandër Prendi.

2 Nëntor 2024, 12:09 Nga r.ll

EMRAT/ Dyshohen si autorë të atentatit mafioz me 3 viktima në

SHKODËR- Atentati mafioz i 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, është ende pa autor, ndonëse disa persona janë shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje për ngjarjen.  Ndërkohë, sipas raportimeve të fundit, policia ka shpallur në kërkim dy persona si autorë të dyshuar të ngjarjes së rëndë. Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, dy emra të njohur si anëtar të grupit të Bajrave, familje me të cilin Licët prej vitesh kishin përplasje të ashpra duke shkaktuar vdekjen e disa personave. Sakica dhe Troshani janë po ashtu në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe 2 vëllezërve Andrea dhe Aleksandër Prendi.

Mister përveç autorëve është edhe identiteti i një personi të tretë që dyshohet se ka qenë në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin. Por nuk është gjetur në vendngjarje nga policia. Prania e tij u zbulua nga një video që ishte filmuar pak minuta pas atentatit, dhe ky person shihej në këmbë pranë trupave të viktimave. Në pamjet që qarkullojnë, personi misterioz ka ngjashmëri të madhe me të shumëkërkuarin, Ibrahim Licin, por asgjë nuk është e konfimuar zyrtarisht. Pritet përgjigja e njollave të gjakut dhe të shenjave të gishtave për të parë nëse është ai apo jo.

Atentati i 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës

Gjithçka ndodhi pasditen e së mërkurës në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, të paktën një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha është plagosuri rëndë. Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.

atentati ne shkoder izmir sakica samuel troshani

Sondazh

Poll