Aktualitet

I vendosën flakën dy automjeteve, në pranga dy vëllezërit/ Kush është 37-vjeçari që porositi djegien e makinave (EMRAT)

Mësohet se në pranga kanë rënë dy vëllezërit, Elvis dhe Klevis Serraj, të cilët janë prositur për të djegur dy makinat.

2 Nëntor 2024, 11:39 Nga E. D
I vendosën flakën dy automjeteve, në pranga dy
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Policia ka arrestusr dy autorët e dyshuar të zjarrvënies në automjetet e Sabaudin Hoxha, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 30 Tetorit në lagjen “Kongresi i Përmetit” të Shkodrës. Mësohet se në pranga kanë rënë dy vëllezërit, Elvis dhe Klevis Serraj, të cilët janë prositur për të djegur dy makinat.

Gjithashtu policia bën të ditur se zjarrvënia është porositur nga 37-vjeçari Gjekson Pusi, i cili është shpallur në kërkim. Po ashtu 37-vjeçar është person me precedentë penalë, i dënuar më parë për disa grabitje dhe vjedhje.

Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e dy vëllezërve, përveç veshjeve dhe biçikletës të përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arme zjarri automatike, një sasi lëndë narkotike kanabis dhe 18 aparate celular.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Porositësi” Morën porosi dhe dogjën dy automjete, identifikohen dhe vihen në pranga dy vëllezër, të dyshuar si autorë të zjarrvënies. Identifikohet dhe shpallet në kërkim dhe porositësi për djegien e makinave. Sekuestrohen veshjet dhe biçikleta e përdorur gjatë vendosjes së zjarrit, një armë zjarri automatik dhe një sasi lende narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në provat e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera nën drejtimin Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së 30.10.2024, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuar dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porositësi”

Në kuadër të operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. S., 19 vjeç dhe K. S., 20 vjeç (vëllezër), të dyshuar si autorë të djegies së dy automjeteve. Si dhe u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit Gj.P, 37 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si porositësi i djegies së automjeteve në pronësi të shtetasit S. H.

Gjatë kontrollit në banesën e dy vëllezërve, përveç veshjeve dhe biçikletës të përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arme zjarri automatike, një sasi lëndë narkotike kanabis. dhe 18 aparate celular. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

sabaudin hoxha gjekson pusi elvis serraj klevis serraj

Sondazh

Poll