Aktualitet

Marshim-protestë në Shkodër, nis grumbullimi i qytetarëve, të pranishëm edhe disa deputetë të opozitës

Po ashtu protestës i janë bashkuar deputetët e Partisë Demokratike si Dhurata Çuli, Edmond Spaho, Ramadan Lika, Lindita Metaliaj.

2 Nëntor 2024, 12:09 Nga E. D
Marshim-protestë në Shkodër, nis grumbullimi i qytetarëve,
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Ditën e sotme në Shkodër po mbahet një marshim-protestë pas atentatit mafioz të ndodhur pak ditë më parë ku 3 persona humbën jetën, mes të cilëve edhe një grua. Gjithashtu janë mbledhur mbështetës të opozitës dhe qytetarë para bashkisë së Shkodrës në atë që u quajt si marshim-solidariteti kundër kriminalitetit.

Po ashtu protestës i janë bashkuar deputetët e Partisë Demokratike si Dhurata Çuli, Edmond Spaho, Ramadan Lika, Lindita Metaliaj. Shkak për protestën e sotme është krimi i organizuar dhe masakra e ditëve të fundit, e cila i morri jetën edhe gruas së pafajshme. Ndërkohë bashkëshorti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Atentati i 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës:

Gjithçka ndodhi pasditen e së mërkurës në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, të paktën një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha është plagosuri rëndë. Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.

marshim-protestë në shkodër

Sondazh

Poll