Sport

38 vite pritje për t’u hakmarrë ndaj Flamengos, ekipi i Kloop kompleton mozaikun e trofeve, Liverpul shpallet kampion bote p

21 Dhjetor 2019, 21:42 Nga DOSJA
38 vite pritje për t’u hakmarrë ndaj Flamengos, ekipi i Kloop

Liverpool është shpallur kampion bote për klube, pas fitores që mori ndaj Flamengos me shifrat 1-0. Ekipi i Jurgen Kloop djersiti jo pak përballë brazilianëve që luajtën si të barabartë duke ja bërë jetën e vështirë anglezëve në çdo cep të fushës.

Një ndeshje që zgjati 120 minuta ku koha e rregullt përfundoi në 0-0, ndërsa kur dy skuadrat po përgatiteshin të mbyllnin 90 minutëshin në paqe, ishte Mane që reklamoi për 11-m, por Var vendosi të mos i akordohet penallti skuadrës së Liverpool.

Çdo gjë shkoi në shtesë aty ku Firmino në minutën e 99 realizoi golin e vetëm të sfidës, me anglezët që e administruan mirë avantazhin deri në fund të lojës.

Liverpul nën drejtimin e Jurgen Kloop fitoi për herë të parë këtë trofe, një kompeticion që ka qenë i “mallkuar” për klubin anglez,që ka humbur tri finale të luajtuara, një ka qenë pikërisht me Flamengon në vitin 1981.

(e.ç/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport jurgen kloop liverpool liverpool-flamengo jurgen kloop liverpool liverpool-flamengo

Sondazh

Poll