Politike

“Amerikanët sollën Ndoc Rrokun!” Bardhi-Ramës: Pranon se SPAK-un e ngrite ti? Ka prokurorë aty që marrin nga 15 mijë euro për të mbyllur dosje kriminale

Bardhi tha se nëse Rama ka krijuar SPAK-un, atëherë Struktura e Posaçme është e kritikueshme.

31 Tetor 2024, 22:53 Nga M.B
“Amerikanët sollën Ndoc Rrokun!” Bardhi-Ramës: Pranon
Gazment Bardhi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama të bërë sot, se “amerikanët sollën Ndoc Rrokun” dhe se reformën në drejtësi e ka themeluar PS. I ftuar në emisionin 'Open' në News 24 Bardhi tha se nëse Rama ka krijuar SPAK-un, atëherë Struktura e Posaçme është e kritikueshme. Ai tha se ka prokurorë të ndershëm në Strukturën e Posaçme, por ka dhe prokurorë në SPAK që marrin nga 15 mijë euro, duke u korruptuar keqas.

"Edi Rama ka thënë se amerikanët sollën Ndoc Rrokun në Shqipëri. I bie Edi Rama e bëri reformën? Nëse e ka bërë Rama, është për t’u kritikuar. I bie që qenka drejtësi që e komandon Rama. Unë nuk sulmoj institucionin e SPAK, por ka prokurorë të SPAK të korruptuar. Marrin nga 15 mijë euro për të mbyllur dosje kriminale.

Unë e mbështes SPAK-un, por sa herë që do kem kritika, do dal e do i them këtu publikisht. Po, në SPAK ka prokurorë profesionalë, por ka edhe prokurorë të korruptuar. Një prokuror është kërcënuar me jetën e vajzës së tij dhe të tillë prokurorë kanë gjithë mbështetjen time", tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll