Politike

“E kemi tonin Taulantin”, Berisha lexon përgjimet e Sky Ecc: Ja çfarë thonin Bajrat për ish-ministrin e Brendshëm

Berisha tha se Bajrat në Shkodër kishin lidhje me Ballën.

31 Tetor 2024, 22:45 Nga M.B
“E kemi tonin Taulantin”, Berisha lexon përgjimet e Sky Ecc: Ja
Foto nga emisioni

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lexuar sot disa përgjime në Sky Ecc, sipas tij lidhur me emrin e ish-ministrit të Brenshëm Taulant Balla. Berisha tha në emisionin "Top Story" se Bajrat në Shkodër kishin lidhje me Ballën.

Pjesë nga biseda në studio:

Analisti: Krimi në politikë ka njohur rritje të madhe vitet e fundit dua t’ju kujtoj se në 2003 kur ambasadori amerikan përmendi me emër grupin hakmarrja për drejtësi opinioni publik vrau frikën që kishte nga grupi. Ju po denonconi Bajrat dhe Troplinët çështja është që ju dhe partia akuzoni shumë herë që krimi ose përfaqësues të krimit emërojnë drejtorët e policisë.

Berisha: I emërojnë këta, ministrat, Taulant Balla është.

Analisti: Denoncimet politike kanë një kufi, duhet të kemi prova dhe detaje të mëtejshme për këtë.

Berisha: Të të jap provë, merr dhe lexo regjistrime dy vetë i vënë eksplozivin për ta ekzekutuar Lulzim kullën, eksplozivi e plagosi nuk vdiq, Taulant Balla merr në telefon anëtarin aktual të KLP dhe i thotë urgjent të lirohen dhe kjo ndodhi, a do të t’jap për Taulant Ballën, lexo çfarë thonë Bajrat kur merreshin me lojërat e fatit, e kemi tonin Taulantin. Çfarë e shtyn Gjokën t’i bëjë peshqeshe Spiro Gjokës, Elisës, ne dënojmë, denoncojmë sepse janë gjëma e këtij vendi.

 

sali berisha

Sondazh

Poll