Politike

A e ndikoni SPAK-un? Rama: Ajo që ka bërë PS nën udhëheqjen time është epokale, jemi të parët që tërhoqëm fuqinë politike nga drejtësia

Ai u shpreh se ajo që ka bërë PS në drejtimin e tij sa i përket drejtësisë është epokale. 

31 Tetor 2024, 22:32 Nga r.ll
A e ndikoni SPAK-un? Rama: Ajo që ka bërë PS nën
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur mbrëmjen  e sotme nëse po ndikon te Prokuroria e Posaçme për arrestimet e kundërshtarëve të tij politikë. 

I ftuar në "Opinion", Rama u përgjigj se PS ishte e para forccë politike që ka tërhequr fuqinë politike nga drejtësia. Ai u shpreh se ajo që ka bërë PS në drejtimin e tij sa i përket drejtësisë është epokale. 

Pyetja: A e ndikoni ju SPAK-un zoti Rama?

Edi RamaPër këtë po të jepja përgjigje.

Pyetja: A i bëni presion SPAK për të arrestuar kundërshtarët tuaj politikë?

Edi Rama: Është ofendim i madh i inteligjencës së gjithë këtij populli kjo. Po përsëris që ajo që ka bërë Partia Socialiste nën udhëheqjen time është epokale. Është e para forcë politike në historinë e këtij vendi që ka marrë një vendim dhe ka shprehur vullnetin më të plotë që të tërheqë fuqinë e vet nga territori i drejtësisë. Dhe me kosto patjetër që ajo drejtësi e çliruar nga pushteti politik do të godasë edhe brenda nesh. Dhe një kosto jo e paftuar, por një kosto e mirëseardhur për mua. Sepse nga pikëpamja organizative, nga pikëpamja administrative, ti mund të bësh gjithçka, por kur vjen puna te gjykimi për vepra penale nuk e bën dot këtë. Për këtë duhet drejtësia, duhet prokuroria, duhet gjykata.

edi rama spak

Sondazh

Poll