31 Tetor 2024, 22:39
Nga E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka folur për arrestimin e Ilir Metës. Blushi i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se kemi të bëjmë me një rast shumë të rëndë, një drejtues kryesor i opozitës, ndodhet në arrest me burg pa prova, pa fakte dhe pa dëshmi. Gjithashtu Ylli Rakipi e pyeti Blushin se ç'bëhet tani me partinë dhe si drejtohet, duke shtuar se disa njerëz që Meta i ka mbajtur me pushtet, tani fshihen dhe nuk dalin të flasin për të.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Ty të ka rënë përsipër tani e gjithë partia. Me Monikën jeni ndarë përfundimisht?
Tedi Blushi: Nuk besoj se ka interes kjo çështje.
Ylli Rakipi: Pra nuk është më Monika.
Tedi Blushi: Nuk ka interes publik.
Ylli Rakipi: Pra paska ikur Monika, ti i paske tani gjërat mbi shpinë. Me Ilir Metën a ke komunikuar?
Tedi Blushi: Komunikoj në mënyrë permanente, të përditshme. Gjendja shëndetësore është shumë e mirë. Kemi të bëjmë me një rast shumë të rëndë, një drejtues kryesor i opozitës, ndodhet në arrest me burg pa prova, pa fakte dhe pa dëshmi. Nëse ka një ngjarje më të rëndë se kjo për një opozitë, përfshirë edhe ndalimin politik të zotit Berisha, mjafton për të treguar panoramën. Nuk e kam takuar, nuk lejohet takimi. E kanë takuar vetëm familjarët.
Ylli Rakipi: Po me partinë ç'bëhet? Si drejtohet? Aty dalin disa vajza dhe flasin, por problemi duket i madh.
Tedi Blushi: Situata nuk është normale.
Ylli Rakipi: I rashë telefonit të Petrit Vasilit dhe nuk del. Këta që ka mbajtur fort Ilir Meta, janë shëndoshur intelektualisht dhe nuk dalin, nuk hapin as telefonin.
Tedi Blushi: Zoti Vasili është shumë aktiv, nuk e besoj.
Ylli Rakipi: Ndoshta nuk kam patur vëmendjen unë, por edhe të tjerët nuk dalin.
Tedi Blushi: Strukturat janë plotësisht në funksion. Janë në alert sepse situata nuk është një situatë normale, por është fakt që strukturat funksionojnë. Vetëm dje kemi patur mbledhje të kryesisë për të përcaktuar aksionin.
Ylli Rakipi: Se këto mbledhjet… Mbledhje bëj edhe unë këtu me Meksin e keta këtu..
Tedi Blushi: Janë mbledhje në funksion të përcaktimit të aksionit opozitar. Presidenti është ndaluar padrejtësisht dhe në mënyrë kriminale.
tedi blushi
Politike
31 Tetor 2024, 22:32
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur mbrëmjen e sotme nëse po ndikon te Prokuroria e Posaçme për ...
Politike
31 Tetor 2024, 22:32
M.B
Fredi Beleri
TIRANA- Eurodeputeti Fredi Beleri tha sot se çështjen e zgjedhjeve të 14 majit do ta çojë në Gj...
Politike
31 Tetor 2024, 22:31
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se kreu i qeverisë Edi Rama ndihet i frikësuar, prandaj hed...
Politike
31 Tetor 2024, 22:29
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë deklarata të forta sot ku tha se kryeministri Edi Rama...
Politike
31 Tetor 2024, 22:23
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se ka deklaruar se vota vdiq pa hyrë në kuti. I ftua...
Politike
31 Tetor 2024, 22:18
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u pyet sot nëse në qeverinë e tij nuk ka pasur asnjë mi...
Politike
31 Tetor 2024, 22:16
E. D
Fredi Beleri
TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri ka folur për ligjin e luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë, një ligj i ...
Politike
31 Tetor 2024, 22:09
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur nëse do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme nëse e th&...
Politike
31 Tetor 2024, 22:07
M.B
Monika Kryemadhi dhe Edi Rama
TIRANA- Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar në rrjetet sociale pas komenteve të kryeministrit Edi Rama në em...
Politike
31 Tetor 2024, 21:55
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se me demokraci funksionale do të thotë që...