Politike

"Policia ka qëllim të sigurojë votat për Ramën"/ Berisha: Se kush është atentatori me emër e mbiemër, Shkodra e di mirë

31 Tetor 2024, 13:52 Nga I.A
"Policia ka qëllim të sigurojë votat për
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i demokratëve Sali Berisha ka hedhur dyshime në lidhje me atë që ka ndodhur ditën e djeshme në Shkodër ku humbën jetën 3 persona.

Në konferencën për mediat, kryedemokrati hodhi akuza në drejtim të policisë së shtetit. Berisha u shpreh se nga burime që ende nuk i ka konfirmuar, viktimat u nxorën në pritë nga policia. 

"Ai është ushtar i bandave. Se kush është atentatori me emër e mbiemër, Shkodra e di mirë. Shkodra e ka pa, e di mirë policia se kush i nxori në pritë. Por policia aty është, jo e tëra, nuk mund të them, por nga Mondi i Sulës, në fakt i Safetit më mirë të themi apo i Bariut, tek tjerë e tjerë me radhë, janë të gjithë në një mënyrë apo në një tjetër, anëtar bande. Pyeteni ministrin pak, pse nuk arrestuat atentatorin e shtatorit në zemër të qytetit. Jo se nuk e arrestuan, por as nuk i shkuan njëherë të kontrollonin shtëpinë e tij, ndonëse e kishin të filmuar dhe e dinin mirë se kush është. Pra policia e shtetit shkoi, jo për të arrestuar, por për të mbuluar krimin e shëmtuar në të cilin mori pjesë, policia e Shkodrës, ndoshta dhe fijet më të larta, sepse kanë një qëllim tani, duan të garantojnë votat e Edi Ramës nëpërmjet Bajrëve," tha Berisha.

Sondazh

Poll