Politike

Gonzato tha që opozita të luaj rolin e saj brenda Parlamentit, Bardhi: Fshehja e realitetit pas fjalëve të bukura, nuk e ndihmon Shqipërinë!

Ai shton se e vërteta është që opozita është përjashtuar nga Kuvendi pa ligj dhe me një rregull që është shfuqizuar prej 6 muajsh nga Gjykata Kushtetuese.

31 Tetor 2024, 13:38 Nga M.B
Gonzato tha që opozita të luaj rolin e saj brenda Parlamentit, Bardhi:
Kuvendi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dhënë përgjigjen e tij pas 'këshillës' së ambasadaorit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, se opozita duhet të luaj rolin e saj brenda Parlamentit. Bardhi thot se fshehja e realitetit pas fjalëve të bukura, nuk e ndihmon Shqipërinë.

Ai shton se e vërteta është që opozita është përjashtuar nga Kuvendi pa ligj dhe me një rregull që është shfuqizuar prej 6 muajsh nga Gjykata Kushtetuese. Bardhi thotë se parlamentarizimi ka në themel të tij respektimin e Kushtetutës, si mundësia e vetme e bashkëjetesës mes palëve që mendojnë ndryshe.

REAGIMI I BARDHIT:

Bëhet thirrje që opozita të luaj rolin e saj brenda Parlamentit; ndërkohë mundësia e opozitës për të hyrë brenda dhe pastaj për të patur mundësi të luaj rolin e saj brenda Parlamentit paraqitet kështu në realitet!

Fshehja e realitetit/të vërtetës pas fjalëve të bukura, nuk e ndihmon Shqipërinë! Realiteti/e vërteta është që opozita është përjashtuar nga Kuvendi pa ligj dhe me një rregull që është shfuqizuar prej 6 muajsh nga Gjykata Kushtetuese.

Parlamentarizimi ka në themel të tij respektimin e Kushtetutës, si mundësia e vetme e bashkëjetesës mes palëve që mendojnë ndryshe.

gazment bardhi

Sondazh

Poll