31 Tetor 2024, 13:33
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisw Demokratike Sali Berisha është shprehur se masakra e Shkodrës dje rëndom thuhet se pati mbështetjen e policisë. Sipas Berishës kjo masakër ishte e paralajmëruar në mënyrë të përsëritur dhe organet bashkëpunëtorë të krimit, si Skrapi i partisë dhe policia, kishin çdo të dhënë për përgatitjen e saj.
Berisha theksoi se banda e Edi Ramës në Shkodër, Bajrit famoz dhe degët e tyre se nuk janë vetëm, tani përcakton vendimmarrjet në Tiranë dhe në Shkodër për këtë qytet të bekuar.
"Masakra e Shkodrës dje rëndom thuhet se pati mbështetjen e policisë, sepse kjo masakër ishte e paralajmëruar në mënyrë të përsëritur dhe organet bashkëpunëtorë të krimit, si Skrapi i partisë dhe policia, kishin çdo të dhënë për përgatitjen e saj. Nuk kam të sigurtë burimin, por duan të thonë, se në pritë i nxori dikush nga policia që u devijoi rrugën Licit dhe Bushatit. Kjo masakër nuk mund të mos lidhet me vendimin e Edi Ramës për të kandiduar në Shkodër. Edi Rama e di se ai është njeriu më i urryer nga Shkodra dhe Shkodranët.
Edi Rama e di se për shkodranët, me trashëgiminë e tij të të atit xhelat komunist, me urrejtjen dhe ndërprerjen e të gjitha investimeve për 8 vite me radhë në këtë qytet, në Shkodër nuk do kush të ja dëgjojë emri. Edi Rama e di se ka vendosur në bashki, personin që shef kabineti të vërtetë ka Safet Bajrin. Edi Rama mendon se do të mposhtë Shkodrën me bandën e tij. E vërteta është se banda e Edi Ramës në Shkodër, Bajrit famoz dhe degët e tyre se nuk janë vetëm, tani përcakton vendimmarrjet në Tiranë dhe në Shkodër për këtyë qytet të bekuar. E vërteta është se kjo bandë kontrollon Edi Ramën, Spirogjokën, Ballën dhe Mondin e ka të vetin.Por kjo bandë me në krye Edi Ramën nuk do të mund të mposhtë kurrë Shkodrën," tha Berisha.
Politike
31 Tetor 2024, 13:21
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave nga masakra e Shkodrë...
Politike
31 Tetor 2024, 12:51
I.A
TIRANË- Kuvendi ka miratuar projektvendimin për zgjatjen e komisionit të sterilizimit. Në seancën e sotme është miratuar pr...
Politike
31 Tetor 2024, 12:43
M.B
Kuvendi
TIRANA- Është mbyllur seanca e sotme plenare në Kuvend pas thuajse 3 orësh diksutimesh, replikash e përplasjesh. Gjatë...
Politike
31 Tetor 2024, 12:42
M.B
Votimi
TIRANA- Deputetët në Kuvend kanë rrëzuar me 74 vota dekretin e presidentit Bajram Begajt për ligjin e Inspektimit. I v...
Politike
31 Tetor 2024, 12:36
M.B
Agron Shehaj dhe Elisa Spiropali
TIRANA- Deputeti opozitar Agron Shehaj ka replikuar ashpër me kryeparlamentaren Elisa Spiropali. Gjatë nj&e...
Politike
31 Tetor 2024, 12:30
ZH.LL
Adriana Kalaja
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja shprehu keqardhje për mënyrën se si poli...
Politike
31 Tetor 2024, 12:36
I.A
Gonzato
TIRANË- Ambasadori i delegacionit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka shkuar sot në Kuvend për t'i dorëzu...
Politike
31 Tetor 2024, 12:20
ZH.LL
Klevis Balliu
TIRANË- Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu theksoi para mediave dhe qytetarëve se nuk do ta ndalojnë betejën k...
Politike
31 Tetor 2024, 12:11
I.A
Ambasadori
TIRANË- Ambasadori i delegacionit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka shkuar sot në Kuvend për t'i dor&eum...
Politike
31 Tetor 2024, 12:16
M.B
Dorian Teliti
TIRANA-Këshilltari për Ekonominë dhe Financat në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti në fjalën e tij në...