Politike

Protesta te Bashkia, Kalaja: Bashkia e Tiranës prej 9 vitesh është e mbyllur me zinxhir, nuk ka transparencë

Në fjalën e saj përpara protestuesve, Kalaja është shprehur se prej shumë muajsh policia është këtu për të penguar qytetarët dhe jo ti mbrojë ato.

31 Tetor 2024, 12:30 Nga ZH.LL
Protesta te Bashkia, Kalaja: Bashkia e Tiranës prej 9 vitesh
Adriana Kalaja

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja shprehu keqardhje për mënyrën se si policia pengon qytetarët për të protestuar. Në fjalën e saj përpara protestuesve, Kalaja është shprehur se prej shumë muajsh policia është këtu për të penguar qytetarët dhe jo ti mbrojë ato.

Kalaja hodhi sërish akuza ndaj kryebashkiakut. Ajo theksoi se Bashkia e Tiranës prej 9 vitesh është e mbyllur me zinxhir, nuk ka transparencë e as informacion për paratë që paguajmë ne.

"Sot me keqardhje shoh policinë që në vijimsi të protestave janë këtu të përballen me qytetarët për të mbrojtur një hajdut, një mafioz si Veliaj. Bashkia e Tiranës prej 9 vitesh është e mbyllur me zinxhir, nuk ka transparencë e as informacion për paratë që paguajmë ne. Është detyrim ligjor dhe kushtetues që ky bastardë japë llogari. Ata janë paratë e taksa paguesve të Tiranës, ai bën video sikur po mbjell pemë ndërkohë që në i shikojmë çdo ditë mungesën e çerdhve kopshteve shkollave ndërkohë që ka arkëtuar 62 milionë euro në arsim.

PD ja ka treguar qartazi se këto banesa sociale nuk jepen për njerëzit në nevojë por për të blerë zgjedhjet. Para 15 orësh jam vënë në dijeni nga ky bastard se e paskam akuzuar duke shpifur. Për çfarë shpifa unë për punimet te sheshi i teatrit, për kullën që po ndërton pa leje, për Ardit Gjoklajn, që gënjen për pemët e mbjellura, apo për kolegët skapistët.", u shpreh Kalaja.

adriana kalaja bashkia e tiranes erion veliaj

Sondazh

Poll