Politike

Begaj ktheu ligjin 'Për inspektimin', Parlamenti e rrëzon me 74 vota kundër

I vetmi deputet që votoi 'pro' ishte deputeti Paulin Sterkaj.

31 Tetor 2024, 12:42 Nga M.B
Begaj ktheu ligjin 'Për inspektimin', Parlamenti e rrëzon me
Votimi

TIRANA- Deputetët në Kuvend kanë rrëzuar me 74 vota dekretin e presidentit Bajram Begajt për ligjin e Inspektimit. I vetmi deputet që votoi 'pro' ishte deputeti Paulin Sterkaj. Nga ana tjetër për votën kundërt duket se u bashkuan dhe opozitarët Flutura Açka dhe Arbi Agalliu.

Po në këtë seancë, u miratuan edhe dy projektvendime: një për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi”, i cili do të vazhdojë hetimet deri më 14 nëntor, dhe një tjetër për miratimin e strukturës dhe klasifikimin e pagave për personelin me kohë jo të plotë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

kuvendi

Sondazh

Poll