Politike

"Llini këto poza TikTok!" Replika Shehaj-Spiropali në Kuvend, deputeti: Nuk caktoni ju se kujt i flas unë dhe për çfarë flas unë, keni lajthitur!

Shehaj e quajti situatën qesharake dhe theksoi se Spiropali nuk mund të përcaktojë kujt i drejtohet.

31 Tetor 2024, 12:36 Nga M.B
"Llini këto poza TikTok!" Replika Shehaj-Spiropali në
Agron Shehaj dhe Elisa Spiropali

TIRANA- Deputeti opozitar Agron Shehaj ka replikuar ashpër me kryeparlamentaren Elisa Spiropali. Gjatë një debati, Shehaj i kërkoi fjalën për procedurë. Shehaj e quajti situatën qesharake dhe theksoi se Spiropali nuk mund të përcaktojë kujt i drejtohet.

Pjesë nga debati:

Elisa Spiropali: Keni kërkuar fjalën për cilën arsye për replikë? Po ju pyes pse e keni kërkuar fjalën?

Agron Shehaj: Për procedurë.

Elisa Spiropali: Për procedurë apo për replikë? Është për të njëjtën çështje?

Agron Shehaj: Zonja kryetare.

Elisa Spiropali: E keni marrë disa herë fjalën për procedurë për të njëjtën çështje

Agron Shehaj: Po bëheni qesharakë.

Elisa Spiropali: Se kush është qesharak e gjykon publiku

Atëherë edhe njëherë, nuk ju lejohet zonja kryetare që të keni..

Elisa Spiropali: Mos mu drejtoni mua flisni për procedurë.

Agron Shehaj: Nuk caktoni ju se kujt i flas unë dhe për çfarë flas unë, keni lajthitur, harroni ju që, e dini që ju që jeni kryetare parlamente jo e maxhorancës.

Elisa Spiropali: E doni fjalën apo jo?

Agron Shehaj: Do më lejoni të flas. Ju kujtoj që s’jeni kryetarja e maxhorancës, nuk mund të përjashtoni.

Elisa Spiropali: Ju lutemi lini këto poza TikTok sepse nuk ngjit askund ky populizëm krejt banal. Nuk impresionohem nga këto poza. Jam kryetarja e Kuvendit dhe ju kam dhënë fjalën.

kuvend

Sondazh

Poll