Politike

Gonzato i dorëzon Spiropalit progresraportin e KE-s/ Porosia që i dha Opozitës: Mbani rolin tuaj brenda Kuvendit

Në dalje nga institucioni i Kuvendit, Gonzato i ka dhënë një porosi dhe Opozitës. 

31 Tetor 2024, 12:36 Nga I.A
Gonzato i dorëzon Spiropalit progresraportin e KE-s/ Porosia që i dha
Gonzato

TIRANË- Ambasadori i delegacionit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka shkuar sot në Kuvend për t'i dorëzuar progresraportin e Komisionit Evropian kryeparlamentares Elisa Spiropalit. Por vizita e Gonzatos në Kuvend, nuk duhet që të bëhej sot për shkak të seancës plenare që ishte në zhvillim e sipër. 

Gonzato tha për gazetarët jashtë Kuvendit se parlamenti ka një rol të rëndësishëm për progresin e Shqipërisë. Në dalje nga institucioni i Kuvendit, Gonzato i ka dhënë një porosi dhe Opozitës. 

“Parlamenti ka një rol të rëndësishëm për progresin e Shqipërisë. Ne duam të ndihmojmë Shqipërinë për të bërë progres. Opozita duhet të luajë rolin e saj në këtë progress dhe shpresoj ta bëjë këtë”, tha ambasadori i BE-së.

Policia e Shtetit me forca të shumta ka rrethuar Parlamentin, teksa vijon seanca plenare. Protestuesit që protestojnë para Bashkisë së Tiranës me në krye deputetët e përjashtuar po marshojnë drejt Parlamentit. Kjo ka bërë që policia të marrë masa dhe të dërgojë forca të shumta në institucionin ligjvënës. Ndryshe nga hera e kaluar policia është vendosur dhe bërë gardh jashtë rrethimit të Parlamentit.

silvio gonzato elisa spiropali

Sondazh

Poll