Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për grabitje me armë dhe rrëmbim i paligjshëm, arrestohen dy vëllezërit në Tiranë

Gjatë operacionit policor "Brothers", dy vëllezërit B. H. alias B. K., 35 vjeç, dhe O. H., 32 vjeç, janë kapur në zonën e Kisnostudios dhe në zonën e Freskut me qëllim ekstradimin në Itali.

31 Tetor 2024, 13:21 Nga ZH.LL
Në kërkim ndërkombëtar për grabitje me armë dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Dy vëllezër, të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë kapur dhe arrestuar nga policia e Tiranës. Gjatë operacionit policor "Brothers", dy vëllezërit B. H. alias B. K., 35 vjeç, dhe O. H., 32 vjeç, janë kapur në zonën e Kisnostudios dhe në zonën e Freskut me qëllim ekstradimin në Itali.

Blutë bëjnë me dije se dy vëllezërit ishin të akuzuar nga autoritetet italiane, për grabitje me armë dhe rrëmbim të paligjshëm. Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishin dënuar nga Gjykata e Savonës me masën e sigurisë "arrest me burg".

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Brothers". Të akuzuar nga autoritetet italiane, për grabitje me armë dhe rrëmbim të paligjshëm, kapen në Tiranë dhe arrestohen me qëllim ekstradimin në Itali, dy vëllezër.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim (vëllezër) kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Brothers".

Gjatë operacionit, shërbimet e Seksionit të Kërkimit kanë kapur në zonën e Kisnostudios dhe në zonën e Freskut, shtetasit B. H. alias B. K., 35 vjeç, dhe O. H., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët u arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Savona, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Grabitja me armë" dhe "Rrëmbimi i paligjshëm" parashikuar nga Kodi Penal italian.

Viijojnë procedurat për ekstradimin e dy vëllezërve, në Itali.

tirane operacioni arrestohen 2 vellezerit

Sondazh

Poll