Aktualitet

Shantazhonin të miturën me foto e video personale në këmbim të parave, arrestohen burrë e grua në Dibër

Çifti me inicialet I.M., 23 vjeç, S.M., 24 vjeçe, akuzohet se kanë shantazhuar një 17-vjeçare duke i kërkuar para për mospublikimin e videove dhe fotove personale, në rrjete sociale.

31 Tetor 2024, 12:45 Nga ZH.LL
Shantazhonin të miturën me foto e video personale në këmbim
Policia Dibër

DIBËR- Një çift të rinjsh dhe një adoleshente janë arrestuar nga policia e Dibrës. Çifti me inicialet I.M., 23 vjeç, S.M., 24 vjeçe, akuzohet se kanë shantazhuar një 17-vjeçare duke i kërkuar para për mospublikimin e videove dhe fotove personale, në rrjete sociale.

Sipas uniformave blu, bëhet me dije se së bashku me çiftin në pranga ka rënë dhe e afërmja e tyre e cila ishte bashkëpunëtore. Teksa më herët ata kishin arritur që përmes kësaj skeme mashtrimi ti zhvatnin 17-vjeçares shumën e parave prej 15.000 lekë. Paratë së bashku me 4 telefona celular janë sekuestruar nga blutë e Dibrës  si prova materiale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, operacioni policor i koduar “Blackmail”, ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Arrestohet çifti i të rinjve ( burrë e grua ) dhe një 17-vjecare, të cilët shantazhonin një shtetase 17-vjeçe, për dhënie parash, për mospublikimin e videove dhe fotove personale, në rrjete sociale. Sekuestrohen shuma parash dhe 4 celularë.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blackmail”, ndjekur me metoda speciale të hetimit. Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit I.M., 23 vjeç, S.M., 24 vjeçe, (burrë dhe grua) dhe një 17-vjeçare, (lidhje familjare me shtetasin I.M), të gjithë banues në Komsi, Mat.

Falë veprimeve hetimore profesionale të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile në rrjetin social “Instagram”, dhe shtanatazhonin një 17-vjeçare, duke i kërkuar vlera monetare për mospublikimin e disa fotove e videove intime.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar ligjërisht se tre shtetasit e arrestuar, kanë përfituar nga 17-vjeçarja, shumën e parave prej 15.000 lekë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar shuma parave dhe 4 celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

diber shantazh

Sondazh

Poll