Aktualitet

"Të gjitha forcat e policisë kanë shkuar atje!" Atentati në Shkodër/ Ministri Hoxha: Shumë shpejt do të kemi një rezultat konkret në lidhje me ngjarjen

Hoxha tha se të gjitha forcat e policisë së shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.

31 Tetor 2024, 10:17 Nga M.B
"Të gjitha forcat e policisë kanë shkuar atje!"
Ervin Hoxha

SHKODRA- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar në lidhje me atentatin që ndodhi një ditën e djeshme në Shkodër, ku humbën jetën 23-vjeçari Hamza Lici, 32-vjeçari Arlind Bushati dhe një grua, e cila udhëtonte me motor me bashkëshortin e saj si kalimtar të rastësishëm.

Hoxha tha se të gjitha forcat e policisë së shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve. Ai shtoi se shumë shpejt do të ketë rezultat konkret në lidhje me ngjarjen.

“Dje të gjitha forcat e policisë së shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve. Janë atje për të bërë detyrën e tyre. Shumë shpejt do të kemi një rezultat konkret në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur dje”, tha Hoxha.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, të paktën një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor.

Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha është plagosuri rëndë. Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.

ervin hoxha

Sondazh

Poll