Aktualitet

Hapet gara për shef komisariatesh në Policinë e Shtetit, deri më 8 nëntor afati për aplikim

Të gjithë punonjësit e policisë që mbajnë gradën “komisar” dhe “kryekomisar” duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë deri në datën 8 nëntor në orën 14:00 dokumentacionin përkatës.

31 Tetor 2024, 13:09 Nga ZH.LL
Hapet gara për shef komisariatesh në Policinë e Shtetit, deri
Policia e shtetit

TIRANË- Policia e Shtetit ka shpallur thirrjen për aplikim për pozicionin “shef komisariati” për drejtuesit e 48 komisariateve në vend. Pas mbylljes së aplikimeve për garën e 12 drejtuesve të rinj të qarqeve të Policisë së Shtetit një ditë më parë, këtë të enjte, gara zyrtarisht hapet për pozicionin e shefit të komisariateve.

Të gjithë punonjësit e policisë që mbajnë gradën “komisar” dhe “kryekomisar” duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë deri në datën 8 nëntor në orën 14:00 dokumentacionin përkatës.

Grada “komisar” vlen për komisariatet që kanë popullsi më të ulët, ndërsa “kryekomisar” me popullsi më të lartë. Pas përfundimit të aplikimeve, nis faza e radhës, e cila vë në filtër të gjithë emrat, që më pas do të marrin emërimin.

policia e shtetit shef komisariatesh aplikime

Sondazh

Poll