Aktualitet

FOTO/ Qytetarët homazhe para bashkisë sot për 3 viktimat: Shkodra i thotë jo krimit

Në posterin e publikuar në rrjetet sociale, theksohet se homazhet do të bëhen sot në oren 18:00. 

31 Tetor 2024, 12:40 Nga I.A
FOTO/ Qytetarët homazhe para bashkisë sot për 3
Posteri

SHKODËR- Qytetarët në Shkodër kanë paralajmëruar një homazh ditën e sotme për vrasjen e ndodhur pasditen e djeshme. Në posterin e publikuar në rrjetet sociale, theksohet se homazhet do të bëhen sot në oren 18:00. 

Ndërkohë që slogani i protestës është: Shkodra i thotë jo krimit. 

FOTO/ Qytetarët homazhe para bashkisë sot për 3
Posteri

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, të paktën një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha është plagosuri rëndë. Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.

Sondazh

Poll