Aktualitet

Vrasja me tre viktima në Shkodër, hetuesit rikthehen sërish në vendngjarje

Mësohet se hetuesit ditën e sotme janë rikthyer sërish në vendngjarje.

31 Tetor 2024, 09:51 Nga I.A
Vrasja me tre viktima në Shkodër, hetuesit rikthehen sërish
Pamjet

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja me tre viktima pasditen e djeshme në Dobraç të Shkodrës. Mësohet se hetuesit ditën e sotme janë rikthyer sërish në vendngjarje. Dyshohet se në vendngjarje janë gjetur të tjera gëzhoja. 

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, të paktën një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha është plagosuri rëndë. Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.

vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Tetor 2024, 22:33 r.ll

Shqipëria krijon forcën e rezervistëve

foto ilustruese TIRANË- Qeveria shqiptare i ka hapur rrugën krijimit të forcës së rezervistëve, pasi ka miratuar projektligji...