Aktualitet

"3 pistoleta në mjet dhe gjurmë gjaku që dërgohen për ekspertim!" Atentati në Shkodër/ Dyshohet se një person i tretë ishte në makinë me Licin dhe Bushatin

Policia ka gjetur gjumë gjaku të cilat janë dërguar për ekspertim në laboratorin kriminalistik për të parë nëse gjurmët e gjakut janë të viktimave apo të një personi të tretë.

31 Tetor 2024, 13:24 Nga M.B
"3 pistoleta në mjet dhe gjurmë gjaku që dërgohen
Viktimat

SHKODRA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga hetimet që po kryhen lidhur me atentatin e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër. Mësohet se Policia e Shkodrës dyshon se në mjetin tip ‘Benz’, ku u qëlluan Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ka qenë edhe një person i tretë i cili mund t’i ketë shpëtuar atentatit dhe është larguar.

Gjithashtu bëhet me dije se grupi hetimor ka dyshime të forta për shkak të gjetjes së 3 pistoletave në makinë.  Policia ka gjetur gjumë gjaku të cilat janë dërguar për ekspertim në laboratorin kriminalistik për të parë nëse gjurmët e gjakut janë të viktimave apo të një personi të tretë.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, të paktën një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor.

Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha është plagosuri rëndë. Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.

atentati ne shkoder

Sondazh

Poll