Aktualitet

Qarkullonte me armë me vete, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Gjatë operacionit i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë me krëhër dhe municion luftarak.

31 Tetor 2024, 09:31 Nga I.A
Qarkullonte me armë me vete, arrestohet 34-vjeçari në
Policia

TIRANË- Një 34-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi lëvizte me armë me vete. Mësohet se i riu është arrestuar në zonën e Astirit, pasi qarkullonte në zonën e Unazës së Re i armatosur. Gjatë operacionit i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë me krëhër dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Tiranë Qarkullonte i armatosur, falë inteligjencës policore lokalizohet dhe arrestohet në flagrancë 34-vjeçari. Finalizohet operacioni policor i koduar “Driver” nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak. Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në zonën e Unazës së Re, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Driver”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi D. R., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në rrugën “Teodor Keko”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin D. R., dhe gjatë kontrollit të automjetit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë.

policia e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Tetor 2024, 22:33 r.ll

Shqipëria krijon forcën e rezervistëve

foto ilustruese TIRANË- Qeveria shqiptare i ka hapur rrugën krijimit të forcës së rezervistëve, pasi ka miratuar projektligji...