Aktualitet

Atentati në Shkodër/ Dëshmon në Polici, Safet Bajri: Jam i monitoruar në kamera gjithandej në shtëpi...

Në deklarime ka thënë se ka qenë në shtëpi me familjarët e vetë dhe nuk ka asnjë lidhje me atentatin.

31 Tetor 2024, 09:13 Nga M.B
Atentati në Shkodër/ Dëshmon në Polici, Safet Bajri: Jam i
Viktimat

SHKODRA- Lidhur me atentatin e ditës së djeshme të ndodhur në Shkodër mësohet se rreth 20 persona janë shoqëruar dhe janë liruar pasi kanë dhënë deklarime. Bëhet me dije se mes të shoqëruarve ishte edhe Safet Bajri. 

Mësohet gjithashtu se Bajri është mbajtur vetëm 2 orë në Policinë e Shkodrës. Në deklarime ka thënë se ka qenë në shtëpi me familjarët e vetë dhe nuk ka asnjë lidhje me atentatin. Sipas tij është i monitoruar në kamera gjithandej në shtëpi, të cilat provojnë se gjatë kohës së vrasjes ka qenë në shtëpi.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, të paktën një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor.

Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha është plagosuri rëndë. Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.

atentati ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Tetor 2024, 22:33 r.ll

Shqipëria krijon forcën e rezervistëve

foto ilustruese TIRANË- Qeveria shqiptare i ka hapur rrugën krijimit të forcës së rezervistëve, pasi ka miratuar projektligji...