Aktualitet

"Gjithçka ndodhi brenda disa sekondave!" Atentati në Shkodër/ Autorët dolën paralel me mjetin e viktimave dhe qëlluar me breshëri për rreth 150 metra

Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor.

31 Tetor 2024, 08:35 Nga M.B

 

"Gjithçka ndodhi brenda disa sekondave!" Atentati në
Viktimat

SHKODRA- Një atentat i mirorganizuar, ndodhi pasditen e djeshme në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, të paktën një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të. 

Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha është plagosuri rëndë.

Sipas informacioneve, autorët i janë futur paralel makinës së shënjestrës dhe kanë nisur të qëllojnë me breshëri plumbash për rreth 150 metra në ecje. E gjithë ngjarja dyshohet të ketë zgjatur vetëm 70 sekonda.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që mund të kenë fiksuar të gjithë skenën e ngjarjes. Qitësit dyshohet së kanë qenë dy persona, një tjetër ka pasur rolin e shoferit. Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.

 

atentati ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Tetor 2024, 22:33 r.ll

Shqipëria krijon forcën e rezervistëve

foto ilustruese TIRANË- Qeveria shqiptare i ka hapur rrugën krijimit të forcës së rezervistëve, pasi ka miratuar projektligji...