Politike

Progresraporti për Shqipërinë/ Rama: KE vlerëson punën e SPAK, rritja ekonomike ka qenë e fortë

Ndërkohë që ka shtuar se sipas raportit, rritja ekonomike në Shqipëri ka qenë e fortë.  

31 Tetor 2024, 11:35 Nga I.A
Progresraporti për Shqipërinë/ Rama: KE vlerëson
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar progresraporti e Komisionit Evropian për Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat, Rama ka theksuar se Komisioni ka vlerësuar punën e Prokurorisë së Posaçme. Ndërkohë që ka shtuar se sipas raportit, rritja ekonomike në Shqipëri ka qenë e fortë.  

“Drejtësia, përtej të gjitha polemikave të brendshme raporti bën një vlerësim të lartë të zbatimit të reformës në drejtësi dhe thekson se ka çuar në përmirësime në funksionin  e drejtësisë. Patjetër ka pika që duhen adresuar dhe boshllëqe që duhen mbushur. KE vlerëson punë e SPAK, vazhdimësinë e rezultateve, avancimin në ndjekjen përmes hetimeve të thelluara të rasteve komplekse të korrupsionit përfshirë dhe profile të larta zyrtare. Raporti rikonfirmon edhe këtë vit vazhdimin e rritjes ekonomike të vendit dhe përgatitjen e Shqipërisë për një ekonomi tregu funksionale në bazë të parime që garanton BE. Rritja ekonomike ka qenë rritje e fortë,-thotë raporti. Raporti vlerëson performancën fiskale dhe ka një progres të mirë dhe afrim drejt kritereve të afrimin në BE të një fushe strategjike, për afrimin me tregun e energjisë në standardin e BE. Vazhdimi i punës dhe rritje e investimeve në energji, por edhe mbështetja ndaj qytetarëve dhe biznesit dhe ambicia për t’u bërë një vend eksportues pasqyrojnë transformim që ne po bëjmë në sektorin e energjisë. Dhe gjithashtu politika e jashtme dhe e sigurisë së Shqipërisë vlerësohet në nota maksimale. Europa, BE janë bekimi më i madh për një vend si Shqipëria që ndryshe do ta kishte të pamundur të bënte shtetin që po bën”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll